Workshop-Lokal

Diten e djeshme, date 04.11.2014 u zhvillua Workshop-I lokal planifikues i projektit ‘’Mbeshtetje e reformes ne shendetesi per nje akses gjitheperfshires dhe per sherbime shendetesore me me cilesi’’.

Ky projekt eshte financuar nga Agjensia Zviceriane per zhvillim dhe kooperim dhe zbatohet nga Konsorciumi i perbere nga: Swiss Tropical and Public Health Institute, Terre des homes dhe Save the Children. Ne vijim te miratimit nga Ministria e Shendetesise ky projekt do te zbatohet ne Qarkun Fier dhe Diber nga janari 2015 deri ne dhjetor 2018.

Ne workshop u diskutuan rezultatet e pritshme te projektit perfshire dhe linjat kryesore te aktiviteteve , me pjesemarrjen e kontributin e Drejtorive te Shendetit Publik, autoriteteve te Qarkut Fier, Njesive te qeverisjes vendoredhe te Organizatave lokale joqeveritare dhe atyre me Baze Komunitare qe punojne ne fushen e promocionit shendetesor, perfshirjes sociale dhe /ose transparences ne qeverisje.