Sherbimi Stomatologjik

Ne sherbimin stomatologjik shteteror jane te punesuar 15 (pesembedhjete) Mjek Stomatolog  nga te cilet 1(nje) shef sherbimi.  Ne Polikliniken Fier jane 12 (dymbedhjete) Mjek ,ne Patos 2(dy) Mjek  dhe 1(nje) Mjeke ne Roskovec.Ne strukturen e klinikes dentare eshte dhe 1(nje) sanitare.

Sherbimi stomatologjik publik konsiston ne sherbimin e shendetit oral per gupmoshat 0-18 vjec te qytetit dhe fshatit.

Ne sherbime te shendetit oral futen profilaksi,diagnostikime dhe mjekim per patologji apo anomali te indeve te forta e te buta te gojes.

Kategorite e personave qe perfitojne sherbim  shendetesor shteror jane te percaktuar sipas ligjit te MSH si me poshte vijon:

  1. personat nga 0-18 vjec
  2. te semure te shtruar dhe ata qe trajtohen ne institucione spitalore publike,per mjekime urgjente
  3. kategori te vecanta individesh qe me akte ligjore e nenligjore te vecanta perfitojne shebim shendetesor stomatologjik falas

Detyrat e Mjekut Stomatolog:

  • Heqje dhembeve te qumeshtit dhe permanente te infektuar apo rrenje te demshme per organizmin.
  • Mbushje grada II-III-IV te dhembet e qumeshtit dhe permanente.
  • Edukimi shendetesor stomatologjik  kolektiv apo individual nepermjet temave te promocionit