Sherbimi Psikosocial dhe i Shendetit Mendor

Funksionet e SSHPSHM kanè tè bèjnè me ;

1.Monitorimin e zbatimit tè kuadrit ligjor  dhe rregullator pèr zhvillimin e shèrbimeve tè Shèndetit Mendor nè nivel rajonal

2. Monitorimin e performancès sè shèrbimeve tè shèndetit mendor dhe shèrbimit tè ofruar nè to nè bashkèpunim me sektorèt e drejtoris

3. Koordinimin pèr ofrimin e kujdesit tè integruar dhe tè vazhdueshèm nga tè gjitha strukturat e rrjetit tè shèrbimeve tè shèndetit mendor

4. Grumbullimin dhe pèrpunimin e tè dhènave tè aktivitetit  tè kujdesit nè shèndet mendor nè bashkèpunim me sektorèt e tjere.

5. Vlerèsimin e gjèndjes dhe artikulimin  e nevojave konkrete tè institucioneve  ku ofrohen shèrbime tè shèndetit mendor lidhur me organizimin, funksionimin, strukturèn e shèrbimeve .

6. Bashkèpunim me organizma lokale publike  dhe jopublike  nè funksion tè kordinimit tè ndèrhyrjeve nè fushè dhe nè zbatim tè politikave tè shèndetit mendor.

7.Zbatimin e politikave dhe strategjive kombètare nè nivel lokal nè pèrputhje me veçoritè dhe pèrputhje tè nevojave nè nivel rrethi.

8.Promovimin e shèndetit mendor pozitiv dhe tè sistemit tè integruar tè shèrbimeve tè shèndetit mendor.

9. Parandalimi i problemeve tè shèndetit mendor  nè bashkèpunim me strukturat ofruese tè kujdesit shèndetsor nè pèrgjithsi dhe atij tè shèndetit mendor nè veçanti me fokus tè veçantè nè grupet vulnerabèl.

Detyrat e sektorit tè SHPSSHM

  • Aktivitet promovuese dhe informuese pèr grupet vulnerable nè komunitet
  • Tè mbèshtesè proçesin e monitorimit  tè cilèsisè sè shèrbimit dhe performancès sè rrjetit tè shèrbimeve tè shèndetit medor
  • Tè mbèshtesè dhe lehtèsojè raportimin e strukturave tè shèndetit mendor pèr ato tregues qè janè pjesè e Monitorim- Vlerèsimit dhe tè informacionit Shèndetsor nè nivel rajoni.
  • Tè marrè pjesè nè zhvillimin e aktiviteteve tè pèrmuajshme informuese, promovuese dhe advokuese pèr rèndèsinè e shèndetit mendor pozitiv dhe promovimin e shèrbimeve ekzistuese si dhe pèr ndryshimin e sjelljeve pèr parandalimin dhe kontrollin e problemeve tè shèndetit mendor nè bashkèpunim me sektorin e promocionit nè DRSH.
  • Tè bashkèpunojè dhe tè shkèmbejè  informacion me institucionet ku prezantohen rastet qè kanè nevojè pèr shèrbime psikosociale ( bashki, polici, shkolla, mjek familje ) me qèllim orientimin e drejtè tè rasteve.
  • Tè marrè pjesè nè takimet informuese  dhe trajnimet e organizuara nga ministria e shèndetsisè dhe organizatat partnere nè fushèn e shèrbimeve psikosociale dhe tè shèndetit mendor.
  • Tè kryejè detyrat e pikès fokale nè nivel qarku pèr grupet vulnerabile : viktimat e trafikimit  dhunèn , romèt.
  • Tè lobojè me pushtetin lokal dhe organizma tè tjerè joqeveritare pèr mundèsimin e pèrmirèsimit tè shèrbimeve ekzistuese dhe/ ose ngritjen e shèrbimeve tè reja ( qèndrave ditore apo shèrbimeve tè tjera) pèr personat me probleme tè shèndetit mendor dhe /ose pèr grupe tè tjera vulnerabile .
  • Tè sigurojè koordinimin nè qark dhe raportimin tek personat kyç pikat fokale pèrkatèse nè MSH lidhur me grupet vulnerabile ; rastet e dhunès, viktimat e trafikimit, Fèmijèt me aftèsi tè kufizuar , Romèt , Abuzuesit me substancat etj.