Sherbimi i Epidemiologjise

Funksioni i këtij shërbimi konsiston ne kontrollin dhe prevenimin në kohë të sëmundjeve infektive në komunitet.

SHËRBIMI I KONTROLLIT TË SËMUNDJEVE NGJITËSE i mbeshtet detyrat e veta ne zbatim te detyrave te Ligjit Nr.7761,date 19.10.1993 “Per Parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, në Vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Urdhërat, Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Ky shërbim është i përbërë nga tre Sektorë:

  • SEKTORI I MONITORIMIt TË SËMUNDJEVE NGJITËSE
  • SEKTORI I IMUNIZIMIT
  • LABORATORI MIKROBIOLOGJIK

1. Monitorimi i Sëmundjeve Ngjitëse nëpërmjet:

  • Survejancën e sëmundjeve infektive dhe faktorëve të rriskut (Sëmundjet që deklarohen në pasqyrën 14-Sh).
  • Survejancës së PFA (Paraliza Flakside Akute).
  • Survejnces F+R (Fruth + Rubelole).
  • Marrjen e masave në vatrat epidemike(gjatë një shpërthimi epidemik) me synim parandalimin e zhvillimit të agjentëve infektiv.
  • Minimizimin e ekspozimit ndaj infeksioneve.
  • Uljen e receptivitetit të popullatës ndaj sëmundjeve ngjitëse.
  • Survejnaces ALERT per disa syndrome te semundjeve ngjitese.
    [*] Diarea pa gjak
    [*] Diarea me gjak
    [*] Infeksione respiratore te siperme
    [*] Infeksione respiratore te poshtme
    [*] Rash(ezanteme) me temperature(ethe)
    [*] Verdheza (të verdhët)
    [*] Hemoragji me Temperature (ethe)
    [*] Suspekt meningit (i dyshuar për meningit)
    [*] Temperature e Pashpjegueshme (> 4 ditë)
  • Survejancen e Zoonozave.
  • Kryerjes se dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit(DDD) si masa parandaluese në vatrat infektive.

2. Zbatimi dhe Monitorimi i Imunizimit:

  • Mbikëqyrjen në bashkëpunim me Institutin të Shëndetit Publik e Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor, publike ose private, të cilat bëjnë zbatimin e programit kombëtar të imunizimit.
  • Survejances se reaksioneve post vaksinale.
  • Imunizimi aktiv per prevenimin e shperthimeve epidemike.
  • Realizon korrespodencen e levizshmërisë së fëmijëve (0-14 vjeç)
  • Zbaton programet kombëtare të imunizimit ( fushat kombëtare të vaksinimit)
  • Bën kualifikimin e punonjësve shëndetësorë që merren me imunizimin aktiv dhe me sëmundjet ngjitese.

3. Laboratori Mikrobiologjik kryen:

  • Ekzaminime direkte (mikroskopike);kultura dhe serologji si më poshte:
  • Për mikrobet aerogene (Hundë,grykë,vesh)
  • Për enterobakteriet (mikrobet e aparatit tretes).
  • Për mykrat (ekzaminime direkte dhe me mbjellje (culture).
  • Për serologji (ku përfshihen dhe HIV/AIDS dhe Hepatitin B) etj..
  • Kryen analiza për ngarkesën mikrobike e ujit të pijëshëm rrethet (FIER & MALLAKASTËR)
    Këto ekzaminime kryhen per:
    [*] përcktimin e diagnoses
    [*] profilaksi
    [*] ose në vatrat epidemike qe shfaqen:
     
  • Kryen analiza ne zonat aseptike (salla operacioni,salla lindje,dhoma reanimacioni, etj).
  • Kryen analiza per te percaktuar cilesin e dezinfektimit.
  • Kryen analiza per qellime studimore.
  • email: ksi@drshfier.gov.al