Qendra Shëndetësore Portez

Komuna Portëz shtrihet në juglindje të qytetit të Fierit me të cilin dhe kufizohet gjeografikisht.

-Komuna Portëz ka rreth 12. 000 banorë që përfaqësohen nga rreth 2200 familje.

-Komuna ka 7-fshatra: Portëz, Patos Fshat, Mbyet, Kraps, Plyk, Lalar, Grizë.

-Komuna Portëz është një komunë me reliev fushoro-kodrinor ka rreth 2104 ha tokë bujqësore, ka drejtim bujqësor por ka dhe shumë ullishta dhe pemëtari.

-Kjo komunë ndodhet përgjatë gjithë segmentit rrugor Fier-Patos ku ka të zhvilluar dhe shërbime biznese të ndryshme.

-Në komunë ndodhen 4-shkolla 9-vjeçare me 994-nxënës, dhe kopeshte fëmijësh me rreth 175-syresh, ka 76 mësues dhe 9 edukatore kopështi.

-Në Komunën Portëz japin shërbim shëndetësor 4-Mjekë të familjes dhe rreth 12-infermierë/mami me arsim të lartë infermieror.

Ka 6-ambulanca dhe një Qëndër Shëndetësore. Shërbimi shëndetësor është i mirëpërhapur në tërë komunën dhe komuniteti e merr atë përgjatë gjithë ditëve të javës. Shërbimet kryesore që jepen janë:

1-Shërbim parandalues dhe promocion për të gjitha nozologjite klinike që ndikojnë në shëndetin e komunitetit.

2-Shërbimin epidemiologjik dhe imunizues të fashave të përcaktuara të komunitetit e kryesisht të moshave deri në 18-vjeç e gratë shtatzanë.

3-Mjekim e monitorim i të sëmurëve kronikë kjo dhe në bashkëpunim me mjekun specialist të shërbimit dytësor.

4-Mjekimi e monitorimi i të sëmureve sezonalë dhe ata akutë.

5-Shërbim paliativ për të sëmurët rëndë e me sëmundje të rënda. Këtu ka shumë për të bërë në drejtim të trainimit të personelit shëndetësor por dhe mbështetja si në infrastrukturë e vecanerisht në nevoja njerëzore e pjesmarrjen e aktorëve të tjerë sociale profesioniste në trajtimin e këtyre pacientëve por jo vetem për ta por edhe në të sëmurët me probleme neuro-psikiatrike.

Infrakstruktura e objekteve shëndetësore në përgjithësi ka probleme dhe në disa prej tyre duhet një nderhyrje e menjëhershme. Të mirëpritura për personelin mjek-infermierë janë dhe kualifikimet, trainimet e ndryshme për rritjen e performancës në punë të tyre sepse vetëm kështu përmiresohet dhe niveli i shërbimeve të ofruara, gjithashtu dhe aktivitetet promovuese e edukuese të komunitetit janë tepër të rëndësishme dhe të nevojshme për të rritur kulturen mjekesore që në përgjithësi lë për të dëshiruar.

Me respekt Dr. i Q. Sh. Portez

Eduard Mustafai