Qendra Shëndetësore Patos

Qëndra Shëndetësore “Thoma Rrudha” Patos mban emrin e mjekut të mirënjohur Thoma Rrudha, mjeku i përkushtuar i cili punoi për shumë vite në këtë qytet.

Qëndra shëndetësore është njësia bazë që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor parësor. Misioni i saj është të ofrojë shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë, të vazhdueshëm, të integruar e të arritshëm nga të gjithë. Vizioni i QSh është: “Njerëz të shëndetshëm në komunitet të shëndetshëm” dhe kjo arrihet duke zbatuar modelin e Mjekut të Familjes në komunitetin që mbulojmë.

Qëndra Shëndetësore “Thoma Rrudha” ofron shërbim shëndetësor për një popullsi prej rreth 45 mijë banorësh të qytetit të Patosit. Qëndra jonë  është e përbërë nga 3 qëndra shëndetësore: Patos, Mustafa Matohiti dhe Dukas Qëndër si dhe 7 ambulanca të pozicionuara në rrethinat e qytetit: Margëlliç, Rrerës, Dukas Breg, Banaj, Kuqar, Grizë dhe Ofiçinë.

QSh “Thoma Rrudha” Patos ka nje personel prej 59 punonjësish:     12 mjekë, 42 infermierë,       1 ekonomiste, 2 shoferë dhe 2 sanitare.

Shërbimet bazë që ofron qëndra shëndetësore janë: Kujdesi shëndetësor në rastet e urgjencës 24/24 orë, Kujdesi shëndetësor për fëmijët, Kujdesi shëndetësor për të rriturit, Kujdesi shëndetësor për të moshuarit, Kujdesi shëndetësor mendor, Promocioni dhe edukimi shëndetësor, Shtëpia e Lindjes, Laborator analizash klinik-biokimik, Laborator imazherie, Manipulime infermierore dhe Mikro-kirurgji. Në dispozicion të komunitetit për çdo rast urgjence mjekësore është edhe mjeti i auotambulancës.

Adresa:
Qëndra Shëndetësore “Thoma Rrudha” Patos

L. “29 Marsi” Rr. “Thoma Rrudha”

Patos, Fier, Shqipëri

 

Drejtore e Q.Sh.Patos

Albiona Lamaj

069 30 99 103

albionalamaj@yahoo.com

 

Kontakt:

Drejtoria                      0381 70 050

Urgjenca/Recepsioni   0381 70 055

 

e-mail:

qsh.patos@gmail.com

qshpatos@drshfier.gov.al