Qëndra Shëndetësore nr 2

Qëndra Shëndetësore NR.2 Lagja“11 JANARI” , 1 MAJ,  ndodhet ne qender te qytetit te Fierit. Qendra   shendetesore eshte  njësia bazë që ofron shërbime të kujdesit shëndetësor parësor. Misioni i saj është të ofrojë shërbim shëndetësor të cilësisë së lartë, të vazhdueshëm,  e të arritshëm nga të gjithë.Misioni  i QShNr.2 është: “Sherbim cilesor  ndaj  komunitet” dhe kjo arrihet duke zbatuar me perpikmeri  dhe devotshmeri modelin e Mjekut të Familjes në komunitetin që mbulojmë.Qëndra Shëndetësore Nr.2  ofron shërbim shëndetësor për një popullsi prej rreth 28 mijë banorësh ne lagjet e  qytetit të Fierit. Qëndra  shendetesore  Nr.2   është e përbërë nga 2 ambulanca: Lagja 11 janari  dhe ambulanca 1 MAJ të pozicionuara në Lagjet e qytetit: Qëndra  shendetesore  Nr.2    perbehet nga  nje personel prej 40 punonjësish: 12 mjekë, 25 infermierë,  1 ekonomiste, dhe 2 sanitare.

Shërbimet bazë që ofron qëndra shëndetësore janë:

  • Kujdesi shëndetësor në rastet e urgjencës,
  • Kujdesi shëndetësor për fëmijët,
  •  Kujdesi shëndetësor për të rriturit,
  • Kujdesi shëndetësor për të moshuarit, ,
  • Sistem Referimi.
  •  Promocioni dhe edukimi shëndetësor, -,
  •  Manipulime infermierore *injeksione dhe mjekime *Në dispozicion të komunitetit për çdo rast urgjence mjekësore qe mund te kete.

                     Adresa

Qendra Shendetesore Nr.2 Lagja* 11 Janari*

                                                      FIER

DREJTOR I QSHNR.2

  JULIAN SHEQI