Përfshirja e komunitetit në planifikimin e aktiviteteve

Në kuadrin e Forumit te Drejtorave të Qëndrave Shëndetësore dhe trasparencës, të mbështetur nga projekti HAP Qëndra Shëndetësore Portës organizoi takimin me Temë “Përfshirja e komunitetit në planifikimin e aktiviteteve, identifikimin e objektivave dhe monitorimin e performancës”. Në takim morren pjesë përfaqsues pushtetit lokal dhe qytetaret e zonës. Takimi u realizuar në ambjentet e njësisë vendore Portëz. Ky prezantim u bë nga Drejtori i Qëndrës Shëndetësore Mjeku Eduard Mustafai. Theksi u vendos në këto pika:
1. Misioni, Vizioni dhe Vlerat ne Qëndrës Shëndetësore - sipas paketës së shërbimeve që ofron kjo qëndër
2. Struktura organizative e Qëndrës Shëndetësore.
3. Analiza e situatës për vitin 2015.
4. Profili Socio-Ekonomik i Zonës
5. Profili epidemiologjik i Qëndrës Shëndetësore.
6. Arritjet dhe sfidat e hasura gjatë vitit 2015
7. Objektivat e Qëndrës Shëndetësore për vitin 2016
8. Buxheti i vitit 2015 - alokimi i tij
9. Planifikimi per vitin 2016 - Objektivat
10. Planifikimi per vitin 2016 - Aktivitete
11. Planifikimi per vitin 2016 - Buxheti (zerat e tij)