Aktivitete
11 Korrik Dita Botërore e Popullsisë
Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave
Dita Botërore të " Melanomës"
Aktivitet informues -ndërgjegjësues nga Kabineti I Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor në bashkëpunim me SHPSSHM për Ditën Botërore të " Melanomës" , zhvilluar në komunitet për kujdesin që duhet treguar ndaj djegieve të lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit .
Ç'është Melanoma , cilat janë shenjat e saj si ta mbajmë në kontroll atë.
Theksi u vu tek evitimi i qëndrimit në diell në orët e pikut 12:00-15 :00 , të mbahen mjete mbrojtëse si kapele dhe syze , të përdoren krema me faktor të lartë mbrojtës .
Dita Botërore e Mjedisit
Aktivitet sensibilzues për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj tij , i zhvilluar nga Kabineti i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor në bashkëpunim ndërsektorial me SH.SH.M-në ,K.S.I-së ,SHPSSHM ,Mjeksisë Familje, Monitorim Vleresimit si zyra e Statistikës në plazhin Darzezë nën moton:"Mbroni Mjedisin , Mbroni jetën tuaj.
#InfermierëPërShqipërinë
Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Fier · Në kuadër të javës Europiane të vaksinimit Qendra Shëndetësore Nr.2 Fier në bashkpunim me Drejtorin Rajonale të Shëndetësisë
Në kuadër të javës Europiane të vaksinimit Qendra Shëndetësore Nr.2 Fier në bashkpunim me Drejtorin Rajonale të Shëndetësisë, dhe me pjesmarrjen e mjekëve pediatër dhe neonatolog të Spitalit Rajonal Fier, shërbimit të kontrollit të sëmundjeve infektive dhe mjekëve pediatër të Qendrës Shëndetësore Nr.1 realizuan një aktivitet promocional dhe informues mbi skemën aktuale të vaksinimit, rëndësin e vaksinimit, si dhe u dhan argumenta pse vaksina e 12- muajshit nuk shkakton Autizëm fëminor.
Java Europiane e Vaksinimit 23-29 Prill 2018 TË MBROJTUR SË BASHKU
Vaksinimi është një e drejtë personale por një përgjegjësi e përbashkët!
Java Europiane e Vaksinimit ofron njё mundёsi qё, nё vende tё ndryshme nё prill të çdo viti, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё Shёndeti Publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje tё gjerё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.