Informacioni Shendetsor

Sektori i Informacionit shendetesor.

Regjistron, përpunon dhe ofron të dhënat e  përpunuara për tu përdorur në DRSH dhe në nivele të tjera organizative të sistemit shëndetësor. Kontrollon flukset e informacionit të ardhur në nivel qarku dhe I përpunon informacionet  lidhur me aktivitetin e institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Funksionet kryesore
-    Mbështetës
Duke qënë pjesë përbërëse e Sistemit Shëndetësor të Informacionit, funksioni primar i kësaj strukture eshte  mbështetja dhe furnizimi me informacion të saktë, të përpunuar dhe në kohë reale i DRSH dhe niveleve të tjera të hierarkisë administrative dhe të interesuarve të tjerë brenda dhe jashtë sistemit shëndetësor. Në këtë mënyrë do të krijohen kushtet e domosdoshme për zhvillimin e politikave shëndetësore dhe procesit të reformimit, i mbështetur në implementimin e strategjive në sektorin shëndetësor.
-    Monitorues
Sektori, si pjesa më operative e sistemit të informacionit, monitoron parametrat teknik dhe performancën e funksionimit krahasuar me qëllimin dhe objektivat për të cilat sistemi është krijuar. Në këtë mënyrë sektori është pjesë aktive e dizenjimit, azhornimit, përmirësimit dhe integrimit të sistemeve të informacionit.
-    Bashkëveprues

Sektori i Informacionit bashkëpunon me Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Shëndetësisë për të vënë në zbatim projekte kombëtare ose lokale në këtë fushe. Gjithashtu, duke qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat dhe institucionet që ofrojnë shërbimin shëndetësor, ky sektor bën propozimet e nevojshme për përmirësimin e sistemeve aktuale apo për baza të reja të dhënash të orientuara dhe në shërbim të aktivitetit administrativ apo të shëndetit të popullatës. 

email : statistika@drshfier.gov.al