Burimet Njerezore dhe Marredheniet me Publikun

Garantimi dhe zbatimi në përputhje me legjislacionin, i politikave të menaxhimit modern të burimeve njerëzore.
Rekrutimi i të gjithë personelit të drejtorise  në zbatim të ligjeve në fuqi dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale të punonjësve Drejtorise Rajonale te Shendtesise Fier.
Studimin dhe marrjen e masave për plotësimin e nevojave të institucionit  lidhur me burimet njerëzore.

Kontrollin, respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të brendshëm të Drejtorise Rajonale te Shendetesise Fier.
Marrjen e masave për komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit me organet e shtypit dhe të masmediave.
Koordinon funksionimin normal të procedurave në baza ditore, si: rekrutimi dhe procesin e përzgjedhjes, disiplinës, ankesat/ kërkesat, vlerësimin e përgjithshëm  ne kandidaturat e mundeshme per punesim.
Mbajnë komunikim të rregullt me titullarin dhe ofron këshilla dhe informacione për çështjet e burimeve njerëzore.
Monitoron vazhdimisht gjendjen e burimeve njerëzore, organizon takime me zyrtarë të lartë për të planifikuar nevojat për burime njerëzore, siguron zbatimin e duhur të ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore.
Organizon mbajtjen e bazës së të dhënave të informacionit rreth stafit dhe trajnimin / punësimin e aktiviteteve të ndërmarra.
Merre pjesë në procesin e zhvillimit të objektivave të punësimit dhe të planeve të trajnimit të stafit.

-Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore.

-Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese.Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.

Kujdesjen për funksionimin e mjeteve të komunikimit, si dhe përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të Drejtorise.
Ndjekjen dhe marrjen e masave për shkëmbimin e informacionit brenda dhe jashtë  institucionit.

-Administron rekrutimin e personelit.